Një ngjarje makabër ka ndodhur një javë më parë në Greqi ku Kastriot Cenko vrau me çekiç gruan e tij Alba dhe e mbajti të fshehur për 7 ditë në papafingon e shtëpisë.
Pasi e vrau, për një javë rresht ai nuk mashtroi vetëm motrat e Albës, por edhe dy fëmijët e tyre.
Nga telefoni i bashkëshortes së vrarë, ai i dërgonte mesazhe edhe fëmijëve të tij si të ishte nëna e tyre, dhe u ka thënë që po largohet nga ata dhe se është ndarë me të shoqin.
“Fëmijë, mami iku, jam në Patra dhe nuk do të kthehem më në shtëpi. Prandaj, ke kujdes për vëllain tënd dhe dëgjo babin. Kur mami të mbledhë para dhe të përgatisë letrat, do të kthehem të të marr me vete. Për momentin po shkoj larg, dhe me babanë jam ndarë, ndaj dëgjojeni të mos zemërohet dhe kujdesuni. Unë do telefonoj kur të mundem sepse nuk mundem dhe nuk kam ofertë. Ok, mos u shqetësoni, do të jem mirë dhe do të të marr kur të mundem ty dhe vëllanë tënd”, ka shkruar Kastriot Cenko nga celulari i gruas së tij.
Në mesazhe ai këshillon fëmijët vazhdimisht të jenë të kujdesshëm dhe të dëgjojnë të atin.
“Të thashë kur te mbledh leke për të rregulluar letrat do vij të marr ty dhe vëllain tënd. Mos u shqetësoni për këtë. Të dua shumë dhe do të të marr kur të mundesh, mirë fëmijë, lëre babin të thotë çfarë të dojë”, ka shkruar ai.