Hapësire reklamuese

Aktualitet

“Ulu të q*fsha motrën”, shqiptari qëllon me 10 plumba bashkatdhetarin në Spanjë pas debateve për pazarin e drogës (VIDEO)

Shkruar nga Newsbomb
“Ulu të q*fsha motrën”, shqiptari qëllon me 10 plumba
Momenti i përplasjes

Një ngjarje e rëndë është shënuar në Spanjë, ku pas një debati për pazare dorge, një shqiptar ka qëlluar me breshëri plumbash bashkatdhetarin.

Mediat spanjolle kanë identifikuar shqiptarin me iniciale, D.N, teksa e cilësojnë si kreun e një bande për pengmarrje dhe trafikim droge.

Shqiptari ishte në ambientet e një restoranti në Qendrën Tregtare Guadalmina në Marbella , ku D.N dhe dy shoqëruesit u takuan me një bashkatdhetar për të diskutuar, supozohet se kishin lidhje me një sasi të vogël marijuanë.

Pas debateve që kanë pasur, shqiptari ka nxjerrë armën dhe ka nisur të qëllojë pa mëshirë, kokretisht 10 herë ndaj bashkatdhetarit të tij. Fatmirësisht shqiptari është gjallë, pasi rastësisht në vendin e ngjarjes ishte një mjek jashtë detyre që i ndaloi gjakderdhjen.

Në videon e mëposhtëm shihet momenti kur shqiptari qëllon me armë bashkëkombësin, të cilin e shan dhe ofendon në gjuhen shqipe, më pas së bashku me dy të tjerë arratiset nga vendi i ngjarjes. Nuk dihet se kur saktësisht ka ndodhur ngjarja, por lajmi dhe pamjet janë publikuar ditën e sotme në “El confidencial”.

Mediat spanjolle shqiptarin me iniciale D.N., e cilësojnë si “kriminel të rrezikshëm”, i cili edhe një vit më parë është arrestuar pasi kishte marrë peng një person dhe e kishte torturuar për disa orë. Policia Kombëtare e Spanjës e konsideron D.N si kreun e bandës së rrëmbyesve. Shqiptari kur u arrestua atë kohë, mbante dokumentacion të falsifikuar grek, por vetëm pak kohë më pas ishte lënë i lirë.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese