Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Aktualitet

Ulsi Manja tregon 8 zyrtarët që përfituan nga amnistia penale, por nuk përmend ish kryebashkiakun e Lezhës

Shkruar nga Newsbomb
Ulsi Manja tregon 8 zyrtarët që përfituan nga amnistia penale,
Fran Frrokaj dhe Ulsi Manja/ Fotomontazh

Ulsi Manja ndodhet në Kuvend ku po zhvillon një interpelancë të kërkuar nga grupi i Partisë Demokratike në kuadër të aministisë penale, ku përfituan disa të dënuar. Ministri i Drejtësisë foli me fakte duke treguar dhe emrat e zyrtarëve që kanë dalë nga burgu pikërisht prej amnistisë penale. Ai përmendi 8 zyrtarë, megjithatë duket se nuk i ka bërë siç duhet llogaritë.

Në datën 24 prill doli nga burgu falë amnistisë, Fran Frrokaj. Ish kryebashkiaku i Lezhës përfitoi nga amnistia penale, por video e tij në momentin kur po dilte nga burgu bëri xhiron e rrjetit për shkak se Manja atë ditë theksonte se nuk do të lihet i lirë asnjë i gjykuar nga GJKKO-ja.

Në 8 emrat e përmendur sot nga Ulsi Manja, bie në sy që nuk është i përfshirë Fran Frrokaj. Ndoshta një lapsus nga ana e Ministrisë së Drejtësisë, por është fakt që emri i ish kryebashkiakut nuk është te zyrtarët e lartë të përmendur sot nga ai.

 

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese