Hapësire reklamuese

Aktualitet

Çudira gjermane/ 83-vjeçarja niset për të takuar djalin në Athinë, por përfundon në Tiranë

Shkruar nga Newsbomb
Çudira gjermane/ 83-vjeçarja niset për të takuar djalin
Aeroporti gjerman Albrecht Dürer.

Një 83-vjeçare e cila ishte nisur për të takuar djalin e saj në Greqi ka përfunduar në Aeroportin e Tiranës. Mësohet se djali i të moshuarës i kishte prerë të ëmës një biletë fluturimi nga aeroporti gjerman Albrecht Dürer.

E moshuara e cila priste të zbriste në aeroportin e Athinës, krejt papritur dhe kuptuar e gjeti veten pikërisht në aeroportin “Nënë Tereza” në Tiranë. Ka qenë stafi i aeroportit ata të cilët menjëherë i janë ofruar për ndihmë të moshuarës.

83-vjeçarja e cila nuk fliste as anglisht dhe as gjermanisht telefonoi vajzën e saj dhe më pas një punonjëse e aeroportit të Tiranës u kujdes që ta akomodonte në një hotel aty pranë në pritje të fluturimit për në Athinë.

Më pas aeroporti  “Albrecht Dürer”, kontaktoi menjëherë vajzën e pasagjerit, i kërkoi falje dhe ofroi ndihmë. Prandaj, aeroporti u zotua të mbulonte transportin e mëtejshëm, një rezervim fluturimi dhe të gjitha shpenzimet.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese