Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Aktualitet

Sulmuan ushtarët në Uzinën e Gramshit, prokuroria mbyll hetimet, merr te pandehur dy rusët dhe ukrainasi

Shkruar nga Newsbomb

Sulmuan ushtarët në Uzinën e Gramshit, prokuroria mbyll hetimet,

Pas dy vitesh nga ngjarja në Uzinën e Gramshit, prokuroria e Elbasanit ka përfunduar hetimet për 2 ruset dhe ukrainasin. Prokuroria e Elbasanit ka marrë të pandehur Svetlana Timofeevan, Mikail Zorin dhe ukrainasin Fedir Alpatov.

Ndaj dy rusëve dhe ukrainasit Alpatov është ngritur akuza e “Sigurimit të informacioneve sekrete me qëllim që t’i jepen një fuqie të huaj”. Tre të pandehurit kanë 10 ditë kohë të kundërshtojnë akuzën e prokurorisë dhe te paraqesin pretendimet e tyre.

Rusja Svetlana Timofeeva dhe ukrainasi Alpatov prej muajsh po hetohen në gjendje të lirë, ndërsa Mikail Zorin mbahet në "arrest shtëpie".

Dy rusët Mikhail Zorin, 23-vjeç, Svetlana Timofeeva, 33-vjeç dhe 25-vjeçarin ukrainas Fiodor Mihailoviç, po fotografonin ambientet në Uzinën e Armëve, teksa kanë tentuar që të futen brenda, u pikasën nga ushtarët shqiptarë të cilët u kanë bërë me shenjë që të ndalojnë.

Tre të huajt nuk ndaluan dhe tentuan të futen në Uzinën ushtarake të Gramshit duke u përleshur me ushtarët. Nga incidenti i ndodhur në gusht të 2022 mbettën të plagosur ushtarët Albi Bici dhe Ardian Xhaka pasi u sulmuan me kimikate në pjesën e fytyrës.

Sulmuan ushtarët në Uzinën e Gramshit, prokuroria mbyll hetimet,
 

Dy rusët dhe ukrainasi kishin të paktën dy ditë që lëviznin në zonën përreth Uzinës së Gramshit si turistë me aparate fotografikë dhe një hartë. Që në fillim të hetimeve pas incidentit kishte dyshime të forta se tre shtetasit e huaj ishin pjesë e agjenturës ruse.

Në makinën me targa ukrainase, që po përdorej prej tyre gjatë qëndrimit në Shqipëri u gjetën 2 dronë, 4 celularë, 1 laptop, 1 kamer, karta memorie, 3 pasaporta, 2 aparate fotografikë, harta, të cilat u sekuestruan nga policia.

Sulmuan ushtarët në Uzinën e Gramshit, prokuroria mbyll hetimet,
 

Reagimi i Ministrisë së Mbrotjes në 2022:

Një incident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Uzinën ushtarake në Gramsh. Tre shtetas me pasaporta ruse dhe ukrainase kanë tentuar të hyjnë në uzinë. Menjëherë kanë reaguar efektivët që ishin në ruajtje të uzinës, por gjatë përpjekjeve për t’i ndaluar 3 shtetasit e huaj janë lënduar dy ushtarakët tanë, të cilët janë nën kujdesin e mjekëve në spitalin e Traumës në Tiranë.

Shtetasit e huaj janë ndaluar nga autoritetet, ndërsa vijojnë hetimet për të zbardhur rrethanat e ngjarjes.

Gjendja shëndetësore e dy ushtarakevë shqiptarë është e stabilizuar.


Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese