Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Aktualitet

U zgjodh rektore e Vlorës, Aurela Saliaj nuk mban dot emocionet: Burri im nuk është si burrat shqiptarë, ka standard zvicerian

Shkruar nga Newsbomb
U zgjodh rektore e Vlorës, Aurela Saliaj nuk mban dot emocionet: Burri im
Aurela Saliaj, rektorja e Universitetit "Ismail Qemali"

Aurela Saliaj, rektorja e zgjedhur e Universitetit “Ismail Qemali” në Vlorë, ka festuar fitoren e saj me kolegët dhe studentët. Ka qenë stafi dhe studentët e Fakultetit të Shëndetit, aty ku për 12 vite ajo ka mbajtur postin e dekanes, ata të cilët i kishin organizuar një festë Saliajt me fishekzjarre, pije e ushqime, ku e uruan edhe për detyrën e re.

Gjatë fjalës së saj rektorja e zgjedhur e “Ismail Qemalit” falenderoi një për një të gjithë ata që e mbështetën në këtë garë si dhe nuk la pa përmendur as pedagogët me të cilët ka punuar përgjatë ktyre viteve.

Gjithashtu, një falenderim të veçantë e pati edhe për bashkëshortin e saj, Xhemalin, për të cilin rektorja mbajti një fjalim të papërshtatshëm me postin që ajo ka. Ajo u shpreh se bashkëshorti ka qenë mbështetësi i saj kryesor dhe kur ajo nuk ka qenë prezente në shtëpi, pasi i është dashur të merret me punët e Fakultetit, ai e ka përkrahur.

Sipas saj ky është një “standard zvicerian” dhe aspak shqiptar të cilëve Saliaj thekson se i duket “hata” që një burrë të ndihmojë dhe t’ i lehtësojë sado pak peshën e ngarkesës bashkëshorteve të tyre.

“Është ajo shprehja që pas çdo burri të suksseshëm qëndron një grua e fuqishme. Por, ama dhe pas çdo gruaje të suksesshme qëndron një burrë progresiv që ka vizion dhe beson në të ardhmen. Unë kam pasur fatin dy burra progresiv pas shpatullave të mia, bashkëshortin tim padiskutim që dua ta falenderoj publikisht, megjithëse më tha sot s’do vij se ti je me njerëzit e tu atje dhe nuk dua të ndërhyj.

Por, ka qenë ai që çdo punë që unë kam pasur, sa herë unë i kam thënë kam një punë për të bërë për fakultetin ai më ka thënë lëmë mua se unë rregullohem vetë. Ky është një standard zvicerian që një të huaji nuk do i duket një hata, por ne që jetojmë në Shqipëri e dimë që nuk është standard normal për familjet shqiptare. Prandaj unë i jam falenderuese burrit tim”, tha ajo.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese