
Dirigjenti Jetmir Barbullushi e ka cilësuar si “politik” largimin e tij si drejtues artistik nga orkestra simfonike e Shkodrës. Për një deklaratë për mediat, ai tha se zëvendësimi i tij me dirigjenten Elda Laro, pa e njoftuar aspak, është e patolerueshme.
Gjithçka u vendos me konkursin që bashkia Shkodër nisi të bënte për instrumentistët e orkestrës simfonike, një konkurs absurd e quan Barbullushi ku u tentua emërimi i muzikantëve sipas bindjeve politike, duke shtuar edhe faktin se kjo orkestër u tkurr në 21 instrumentistë nga 52 që kishte.
“Në ditë të shtunë zakonisht vi bëj gjithmonë prova me orkestrën këtë të shtunë po bëj prova me grupin e medias sepse doja të paraqes diçka me orkestrën simfonike e cila në kohët e fundit është bërë shumë problematike. Duke qenë dhe unë drejtor artistik për një vit edhe më përpara dirigjent i kësaj orkestre dhe këto ndryshime që bëri Bashkia e Shkodrës pa asnjë lajmërim te unë dhe në mënyrë të habitshme përmes një postimi në Facebook mu desh të reagoja në këtë mënyrë. Nuk kam asgjë me zëvendësimin e gjërave por me por me paralajmërim pa asnjë të paktën etikë norme për punën që mund të kem bërë dhe kjo më bëri që të sqaroj disa gjëra”, tha ai ndër të tjera.
Ndër të tjera, Barbullushi është shprehur se fakti që orkestra simfonike u rivendos në funksion kur kryetar i Bashkisë ishte Bardh Spahia në vitin 2022, kjo nuk e bën atë një person politik.
“Mos guxoni artistët shkodranë ti shkelni me këmbë unë e kam drejtuar njësoj si në kohën e Bardh Spahisë dhe Benet Becin”, thekson dirigjenti shkodran.
“Unë duke qenë djalë Shkodre unë e di historinë e artit shqiptar. Dikur i kanë vrarë dhe therur e i kanë futur në tokë dhe ata që kanë qenë muzikanta të mëdhenj që në koncertin e parë, i kam marrë dhe i kam çuar nga varri dhe i kam futur në skenë që të marrin vesh çfarë artistë ka Shkodra.
Nuk jam marrë kurrë me politikë. Këto nuk mund të më shkelin artistët shqiptarë me një fudullëk ti thonë Jetmirit të kam zëvendësuar. Por, në fakt me mbajti vetëm ekseprienca qetësia që kam nga eksperienca po që të shkelin me këmbë sot dhe të bëjnë rrafsh për tokë duke qenë gjallë është të të shtypin për së gjalli. Unë misionin tim. Kjo është e pafalshme. Ne bëjmë si duam ne me diktaturën e dikurshme”, ka thënë dirigjenti ndër të tjera.