
Policia italiane ka goditur ditën e djeshme, 14 janar, grupin kriminal pjesë e të cilëve ishin dhe shqiptarë. Shkatërrimi i këtij grupi u bë falë “zbërthimit” të përgjimeve nga aplikacioni Sky Ecc, ku trafikantët shqiptarë, kalabrezë dhe romakë bënin pazaret për drogën të cilën e transportonin nga Amerika e Jugut në portet e Evropës Veriore.
Nga përgjimet e kryera nga policia italiane ky grup kriminal ishin të aftë të shpërndanin 300 kg drogë me vlerë prej 8 milionë euro në vit.
Nga selia e policisë Njësia PEF e Guardia di Finanza e Reggio Emilia dhe Skuadra Fluturuese u arrestuan 26 të dyshuar ku 15 ishin urdhra paraburgimi, nga të cilët 12 të arrestuar u lanë në burg dhe 3 persona në arrest shtëpie.
Ky operacion ishte i koordinuar nga prokurori i DDa-së së Bolonjës, Roberto Ceroni. Nga kontrollet e kryera me policë dhe 110 ushtarë, u sekuestruan ora Rolex, valixhe të mbushura me para gjithashtu dhe diamante. Këto kontrolle u kryen në nëntë provinca të Italisë, ku përveç Reggio Emilia e cila ishte baza e bandës, ishte provinca e Parmës, Modena, Piacenza, Ravenna, Luça, Venezia.
Policia italiane ka zbuluar dhe emrat e organizatës kriminale, ku mes tyre ka dhe shqiptarë. Bëhet fjalë për shtetasit: Xhemali Desari, Avni Dushku, Fabjol Dushku, Rigers Kusi, Sokol Lumi, Bashkim Sula.
Ndërkohë, mësohet se në masën e sigurisë “Arrest në shtëpi” janë lënë shtetasit Julian Nikolla, Armand Pepa dhe Aureldi Tafa.
Emrat e të arrestuarve:
Domenico Bolognino, 34 vjeç, djali i shefit Sergio Bolognino, Cesare Catellani, 51 vjeç, Xhemali Desari, 34 vjeç, Avni Dushku, 38 vjeç, Fabjol Dushku, 35 vjeç, Salvatore Gaetano, 43 vjeç, Daniele Gatta, 40 vjeç, Rigers Kusi, 37 vjeç, Sokol Lumi, 38 vjeç, Antonino Modafferi, 44 vjeç, Daniel Palladino, 24 vjeç, Daniela Randazzo, 54 vjeçe, Bashkim Sula, 37 vjeç, Julian Nikolla, 44 vjeç, Armand Pepa, 24 vjeç dhe Aureldi Tafa, 32 vjeç.
Emri i operacionit u quajt “Limits” për shkak të vështirësive pasi kjo bandë kishte një shtrirje ndërkombëtare.
Gjithçka filloi më 15 shtator 2020 me një konfiskim që ndodhi në aeroportin e Bogotës (Kolumbi) . Një pako DHL, me 6,5 kilogramë kokainë, me një dërgues italian, një adresë kolumbiane dhe numër telefoni: Piazza del Bianello 2 në Bibbiano.
Nga Kolumbia më pas në Guardia di Finanza të Reggio Emilia, e cila pavarësisht numrit të gabuar të rrugës identifikon një apartament (një nga shumë të disponueshëm për të përfshirë, më vonë do të zbulohen, magazina, shtëpi, madje edhe një dyqan duhani në Monteçhio) i përdorur nga Salvatore Gaetano, Palladino, Lumi dhe Sula (kushërinj).
Nga hetimet rezultoi se një sipërmarës romak i quajtur Gatta, ishte dhe financuesi i një dërgese nga Ekuyadori. Në ndihmë të hetimeve të policisë erdhën dhe bisedat nga “Sky Ecc”, ku anëtarët e këtij grupi kriminal kishin krijuar lidhje dhe me forcat e policisë në gjysmën e Evropës.
Sipas akuzës, nga viti 2020 deri në vitin 2021, të dyshuarit kanë importuar nga Shqipëria, Kosova, Ekuadori, Kolumbia dhe Holanda sasi të “frikshme” droge. Kongretisht; 23 kilogramë kokainë, 6 kilogramë heroinë, 80 hashash, 240 kilogramë të marihuanës.
Nuk mungojnë faturat false deri në 5.2 milionë euro, të lëshuara nga dhjetë banorë të raportuar në Reggio përmes shtatë kompanive, ku 6 kompani ishin në Reggio Emilia dhe një ishte në Parma dhe një marrëveshje spanjolle që përfshin kartëmonedha të falsifikuara për 75 mijë euro nga një person i arrestuar.
“Ka disa elementë kualifikues të këtij hetimi: nga aftësia e të dyshuarve për të lëvizur pa masë nëpër territore të shumta (Emiliane, kalabreze, veneciane dhe romake) deri te përdorimi i kriptofonëve (platforma Sky ECC) që na shkaktoi shumë telashe, deri në afërsitë me krimin e organizuar”, tha komandanti i financave provinciale Ivan Filippo Bixio.