Hapësire reklamuese

Aktualitet

U vra nga bashkatdhetari në Itali, del autopsia e trupit të biznesmenit shqiptar Artan Kaja

Shkruar nga Newsbomb
U vra nga bashkatdhetari në Itali, del autopsia e trupit të
Artan Kaja

Biznesmeni shqiptar, Artan Kaja u gjet i vdekur më 7 janar brenda fabrikës së letrës Smurfit në Lunata, të Italisë. Teksa kanë kaluar disa ditë nga kjo ngjarje e rëndë, mediat italiane kanë publikuar rezultatet e autopsisë që i është bërë trupit të pajetë të biznesmenit shqiptar.

Bazuar në rezultatin e ekspertizës mësohet se Kaja nuk është qëlluar me pistoletë, por me pushkë. Ai është qëlluar në kokë nga mbrapa, në një distancë të afërt.

Plaga ndodhej pas veshit të djathtë të viktimës, plagë e cila i ka shkaktuar dhe vdekjen.

Kujtojmë se ngjarja e rëndë u regjistrua më 7 janar në fabrikën e letrës Smurfit në Lunata, të Italisë. Lidhur me vrasjen e biznesmenit shqiptar është arrestuar bashkëatdhetari dhe ish-miku i viktimës, 50-vjeçari, Marian Pepa.

Grupi hetimor është duke vijuar hetimet për zbardhjen e plotë të kësaj ngjarje dhe thuhet se telefoni i viktimës mund të jetë dhe “çelësi” që do t’i vendosë “vulën” enigmës së kësaj ngjarje. Sakaq, shqiptari Marian Pepa ka pranuar krimin para hetuesve, mirëpo nuk ka dhënë më tepër informacione apo të ketë treguar shkakun që e çoi të ndërmerrte këtë vendim tragjik për të vrarë bashkëatdhetarin e tij.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese