Janë publikuar pamjet nga përplasja e ashpër brenda burgut të Korydallos, ku u vra Alfons Doçi 35-vjeç, i dënuar për dy vrasje.
Në videodokument shihet momenti kur disa persona sulmojnë dhunshëm Doçin. Pamjet tregojnë kur disa persona dhunojnë me grushte dhe shkelma shqiptari.
Mediat greke shkruajnë se dy nga autorët e kanë sulmuar 35-vjeçarin me thikë, i cili si pasojë e plagëve humbi jetën.
Kujtojmë që nga përplasja e shënuar në burgun e Korydallosë humbi jetën Doçi, ndërsa i plagosur mbeti një tjetër shqiptar 46-vjeç.
Kush ishte Alfons Doçi
I ndjeri ka qenë i dënuar për dy vrasje. Në 2017 ai kishte vrarë një biznesmen në Atikën Perëndimore gjatë një grabitje. Po ashtu pak më vonë ai do të vriste sërish një tjetër grua gjatë një grabitje.
Pas ngjarjes shqiptari ra në prangat e policisë greke. Por ai do të bëhej përsëri kryefjalë e mediave, pasi arriti të arratisej së bashku me një shqiptar tjetër. Arratisja ndodhi teksa ishin duke u transferuar nga Athina për në burgun e Kretës.
Arratia e Alfons Doçit dhe Xhilian Halilit në 2018 do të zgjaste vetëm 48 orë. Pas operacionit intensiv, policia arrestoi dy shqiptarët në një apartament në “Nea Filadelfia”.