Një ngjarje tragjike u shënua mbrëmjen e 31 marsit, ku pas një konflikti banal mes disa adoleshentëve u vra me thikë në zemër 18-vjeçari Aurelio Dervishi.
Ikja e Aurelios në moshën më të bukur ka shkaktuar dhimbje tek familjarët, të afërm dhe shokët. Shokët e 18-vjeçari kanë shkuar në varrin ku prehet Aurelio dhe e kanë mbushur me lule.
Në një video të postuar në rrjetet sociale, shihet se shokë e shoqe mes lotësh, kanënmbushur varrin plotë me lule.
“Tre itë pa ty o Reli, ta mbushën shokët varrin plotë me lule, o engjëlli më i bukur i xhenetit. Prehu në paq zemër, se kë shokë që s’do të lejnë kurrë vetëm”, shkruhet në videon e ndarë në rrjetet sociale.
Kujtojmë që ngjarja e rëndë u regjistrua mbrëmjen e 31 marsit, rreth orës 21:50, tek rrethi i Shkozës, Tiranë, ku pas një sherri mes dy grupesh me të rinj, humbi jetën 18-vjeçari Aurelio Dervishi. I riu u qëllua me thikë në gjoks nga bashkëmoshatarët e tij dhe fatkeqësisht gjeti vdekjen rrugës për spital, ndërkohë autorët u larguan menjëherë pas ngjarjes.
Më herë shoku i 18-vjeçarit tregoi në komisariat si nisi sherri që i mori jetën Aurelio Dervishit. Sipas tij gjithçka ishte për shkak të një konflikti të çastit, ku dy grupet e të rinjve që po udhëtonin me dy automjete të ndryshme kanë nisur sherrin në distancë, pas fjalëve “Ç’a ke që shef?”.
Gjithashtu shoferi i mjetit ku ndodhej viktima fillimisht ka deklaruar se nuk i njihte autorët. Paraparakisht mësohet se agresorët i kanë bërë shenjë makinës ku lëvizte viktima që të ndalonte, por nuk janë bindur. Më pas dy makinat kanë ndaluar afër rrethit të Shkozës dhe aty janë konfrontuar fizikisht. Duke qenë se viktima ishte i fuqishëm fizikisht nuk e kanë mundur me grushte, e kanë goditur me thikë në gjoks, duke mbetur i plagosur rëndë. Fatkeqësisht ai gjeti vdekjen rrugës për në spital.
Dervishi ishte pasagjer në automjetin tip “Audi”, ndërsa autorët me automjet tip "Volkswagen Tiguan”. Këta të fundit menjëherë pas ngjarjes u larguan, por arratia e tyre nuk zgjati shumë pasi efektivët e Policisë së Tiranës bënë të mundur kapjen e tyre.
Më herët Policia njoftoi se kanë bërë të mundur shoqërimin në Komisariat e 4 prej autorëve, një 20 vjeçar i identifikuar si Frensis Shehu si dhe tre të mitur.
"Janë identifikuar, kapur dhe shoqëruar në ambientet e Policisë shtetasit F. Sh., 20 vjeç, dhe tre të mitur të moshës 16 vjeç, 16 vjeç, një 15 vjeç, dhe po punohet per dokumentimin e plotë të ngjarjes", njoftoi Policia pak ditë më parë.