Hapësire reklamuese

Aktualitet

U vetëdorëzuan tri ditë më parë, Gjykata Shkodrës jep vendimin për Izmir Sakicën dhe Samuel Troshanin

Shkruar nga Newsbomb
U vetëdorëzuan tri ditë më parë, Gjykata Shkodrës
Izmir Sakica dhe Samuel Troshani, në shoqërimin e avokatit Sokol Tahiraj

Gjykata e Shkodrës ka marrë sot vendimin për Izmir Sakicën dhe Samuel Troshanin, të vetëdorëzuar në polici ditën e mërkurë.

Sakica dhe Troshani, akuzohen për veprën penale “Plagosje me dashje” kryer në bashkëpunim, ngjarje e regjistruar në qershor të vitit 2024 ku u dhunua brutalisht Vladimir Bruci për një vend parkimi.

Më herët gjykata kishte vendosur ndaj tyre masën e sigurisë “arrest me burg” të dhënë në mungesë, ndërsa sot rikonfirmoi të njëjtën masë.

Avokati i Izmir Sakicës dhe Samuel Troshanit, Sokol Tahiraj ka deklaruar se ndaj dy të pandehurve nuk ka asnjë akuzë tjetër përveçse asaj të plagosjes me dashje. Sakica dhe Troshani janë gjithashtu të dyshuar si të përfshirë në masakrën e Dobraçit, por deri më tani asnjë akuzë nuk është ngritur për ta.

Ndaj tyre ishte caktuar një masë sigurimi arrest me burg në mungesë lidhur me ngjarjen e ndodhur më 3 qershor 2024. Deri më tani është çështje në hetim. Zyrtarisht kemi vetëm një masë sigurimi. Nuk kemi precedimë tjetër, nuk ka dyshime për çështje të tjera,” tha avokati Sokol Tahiraj.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese