Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Aktualitet

U tërhoq 50 metra zvarrë nga mjeti në Fushë-Krujë, ky është 17-vjeçari që humbi jetën

Shkruar nga Newsbomb
U tërhoq 50 metra zvarrë nga mjeti në Fushë-Krujë, ky
Ne foto: Isuf Mehmeti

Personi që shihni në foto është 17-vjeçari, Isuf Mehmeti, i cili humbi jetën mbrëmjen e djeshme pasi u aksidentua në dalje të Fushë-Krujës.

Ngjarja e rëndë ndodhi rreth orës 21:30 në dalje të Fushë-Krujës, ku i riu u përplas për vdekje nga mjeti tip  “Hyundai”, me drejtues shtetasin Andi Kullaj.  Ky i fundit u arrestua menjëherë nga policia, ndërkohë dyshohet se shkak i aksidentit është bërë shpejtësia me të cilën shoferi po qarkullonte me mjetin e tij.

U tërhoq 50 metra zvarrë nga mjeti në Fushë-Krujë, ky
Isuf Mehmeti

Ditën e djeshme raportuam se si pasojë e shpejtësisë së lartë makina mori zvarrë të miturin për rreth 50 metra, duke bërë që viktimës t'i bien nga xhepat sendet personale por edhe një këpucë nga këmba.

Lidhur me këtë ngjarje tragjike ka reaguar edhe Shkolla e Mesme Profesionale në Kamëz ku i mituri studionte dhe ishte në vit të dytë.

“Këtë të dielë u zgjuam me një lajm të dhimbshëm për të gjithë ne!  Isuf Mehmeti, nxënës i klasës XI-2 SHMT, u nda nga jeta mbrëmjen e shkuar, në një  aksident me makinë, në Fushë Krujë.  Shkolla jonë humbi një nxënës shembullor, shokët një djalë të shkëlqyer! Ngushëllime familjarëve, shokëve dhe kujtdo që e njohu Isufin! Pushoftë në paqe!”, thuhet në reagimin e shkollës.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese