Hapësire reklamuese

Aktualitet

U shkarkua nga KPA në vitin 2022, Kolegji i Apelimit rikthen në detyrë gjyqtaren e Shkodrës (EMRI)

Shkruar nga Newsbomb
U shkarkua nga KPA në vitin 2022, Kolegji i Apelimit rikthen në
Foto ilustruese

Gjyqtarja e Shkodrës Ermira Dedja është rikthyer në detyrë me vendim të Kolegjit të Posaçëm të Apelimit.

Ermira Dedja u shkarkua nga posti i gjyqtares më 12 janar të vitit 2022 me vendim të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, ku ishin vënë në dukje parregullsi dhe një sërë problemesh në profesionalizmin e Dedjas dhe në deklarimin e pasurisë.

Në përfundim të gjykimit në dhomë këshillimi, trupi gjykues, bazuar në nenin 66, pika 1, germa “b” e ligjit nr. 84/2016, “Për rivlerësimin kalimtar të gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë”, në mënyrë unanime, vendosi Ndryshimin e vendimit nr. 496, datë 12.01.2022 të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit dhe konfirmimin në detyrë të subjektit të rivlerësimit Ermira Dedja. Ky vendim është përfundimtar dhe ka efekt të menjëhershëm”, thuhet në vendim.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese