Eduart Balliu, punonjësi i Bashkisë së Elbasanit, i cili u aksidentua mesditën e kësaj të premte ka ndërruar jetë në spital.
Balliu u aksidentua në lagjen “5Maji” ku u rrëzua nga lartësia pasi u shkëput koshi i vinçit duke riparuar llambat e shtyllave elektrike.
Pas aksidentit ai pësoi dëme të shumta në trup, dhe u nis menjëherë drejt spitalit por nuk ka mundur të mbijetojë.
Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave.
Sondazh
Poll