Një ngjarje e pazakontë është shënuar në qytetin e Elbasanit, ku mësohet se dy vajza kanë grushtuar njëra-tjetrën pos një zënke që kanë pasur.
Sipas policisë, konflikti midis tyre ka nisur për motive të dobëta, ndërsa situata ka degraduar më pas në konfrontim fizik.
Për këtë ngjarje, policia ka nisur hetim në gjendje të lirë për shtetaset me iniciale S. R., 30 vjeçe dhe N. K., 33 vjeçe.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, për veprime të mëtejshme.
Njoftimi i policisë:
Policia ka nisur hetimi në gjendje të lirë për S. R., 30 vjeçe dhe N. K., 33 vjeçe, pasi gjatë një konflikti për motive të dobëta kanë goditur me grushte njëra-tjetrën.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, për veprime të mëtejshme.