Hapësire reklamuese

Aktualitet

U rizgjodh në krye të Fakultetit të Drejtësisë, mesazhi i profesoreshë Dorina Hoxhës: Faleminderit të gjithëve

Shkruar nga Newsbomb
U rizgjodh në krye të Fakultetit të Drejtësisë, mesazhi
Dorina Hoxha, dekane e Fakultetit të Drejtësisë

Dorina Hoxha është rizgjedhur në krye të Fakultetit të Drejtësisë. Një nga profesoreshat e njohura të këtij institucioni arsimor është votëbesuar sërish për katër vitet e ardhshme. Edhe pse kritikat kanë qenë të shumta, kolegët dhe studentët e këtij fakulteti kanë preferuar t’i besojnë aftësive të saj për një mandat tjetër.

E gjendur para përgjegjësisë së madhe për katër vitet e ardhshme, nuk ka munguar as mesazhi falënderues i Dorina Hoxhës. Një nga profesoreshat më të njohura në këtë fakultet, përshëndeti procesin e rregullt zgjedhor përmes postimit në kanalin zyrtar.

 “Të nderuar kolegë të dashur, studentë të FDUT-së!

Ju falenderoj nga zemra për mbështetjen e dhënë, që ky proçes zgjedhor, për autoritetet dhe organet drejtuese, të realizohej me sukses dhe përgjegjësi të plotë! Përgjegjësia dhe përkushtimi i treguar ndaj këtij proçesi dhe çdo pune të ndërmarrë në funksion të tij, është tregues i një bashkëpunimi të fortë dhe integriteti të lartë.

Ju falenderoj për mbështetjen dhe kontributin Tuaj në mandatin e parë dhe në vazhdimësi! Puna ime do të jetë e palodhur dhe do të bëjmë të pamundurën që FDUT të jetë një fakultet model.

Falenderime për komisionin e votimeve të fakultetit dhe komisionet e qëndrave të votimit, për korrektësinë e treguar në zbatim të rregullores të zgjedhjeve, durimin dhe punën e palodhur.

Urimet më të mira dhe suksese të gjithë të zgjedhurve që fituan besimin e kolegëve! Ju falenderoj që vazhdoni t’i jepni FDUT-së dinjitetin dhe emrin e një fakulteti që duam të gjithë!

Me respekt,

Dorina Hoxha”.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese