Hapësire reklamuese

Aktualitet

U prezantuan se policisë dhe i morën paratë një 36-vjeçari, arrestohen dy persona në Bulqizë

Shkruar nga Newsbomb
U prezantuan se policisë dhe i morën paratë një
Foto ilustruese

Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur në Bulqizë, ku dy persona janë prezantuar si efektivë policie dhe kanë marrë një shumë të madhe parash një 36-vjeçari.

Policia njofton se një 36-vjeçar ka bërë kallëzim se mbrëmjen e djeshme 2 shtetas që i ishin prezantuar si punonjës policie, i kishin marrë me forcë, në rrugë, një shumë të vogël parash, Komisariati i Policisë Bulqizë ka organizuar punën për identifikimin dhe kapjen e autorëve.

Si rezultat i veprimeve të shpejta hetimore dhe policore, të kryera në kuadër të operacionit “Prezantimi”, u vunë në pranga shtetasit D. T., 26 vjeç (i dënuar disa herë, për vepra penale kundër personit dhe pronës) dhe V. B., 36 vjeç, të dy banues në Bulqizë.

Njoftimi i policisë:

Bulqizë/Finalizohet operacioni policor i koduar “Prezantimi”.

Iu prezantuan si punonjës policie dhe i morën me forcë, një shtetasi në rrugë, një shumë parash, identifikohen dhe arrestohen, si rezultat i veprimeve të shpejta policore, 2 autorët.

Njëri nga të arrestuarit, i dënuar më parë për krime kundër personit dhe pronës.

Menjëherë pas kallëzimit të një 36-vjeçari, se rreth orës 22:00 të datës 21.05.2024, 2 shtetas që i ishin prezantuar si punonjës policie, i kishin marrë me forcë, në rrugë, një shumë të vogël parash, Komisariati i Policisë Bulqizë ka organizuar punën për identifikimin dhe kapjen e autorëve.

Si rezultat i veprimeve të shpejta hetimore dhe policore, të kryera në kuadër të operacionit “Prezantimi”, u vunë në pranga shtetasit D. T., 26 vjeç (i dënuar disa herë, për vepra penale kundër personit dhe pronës) dhe V. B., 36 vjeç, të dy banues në Bulqizë.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Dibër, për veprime të mëtejshme, për veprat "Vjedhja me dhunë" dhe "Përvetësimi i titullit apo i detyrës shtetërore".

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese