Hapësire reklamuese

Aktualitet

U prezantua si oficer dhe kërcënoi me armë policët në rrugë, arrestohet 39 vjeçari në Durrës

Shkruar nga Newsbomb
U prezantua si oficer dhe kërcënoi me armë policët në
Foto arkivë

Një 39-vjeçar është arrestuar nga polica e Durrësit pasi i kërcënoi me një armë sportive, pistoletë.

Policia njofton se ngjarja ndodhi pas një konflikti për motive të dobëta, ku 39-vjeçari nga Tirana është prezantuar si punonjës i strukturave ligjzbatuese dhe ka kërcënuar me armë policët bashkiakë.

“Kanosi me armë sportive, punonjësit e Policisë Bashkiake, duke u prezantuar si oficer i strukturave ligjzbatuese, Policia kap dhe vë në pranga 39-vjeçarin.

Sekuestrohet arma sportive (pistoletë).

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit Durrës arrestuan në flagrancë shtetasin G. K., 39 vjeç, banues në Tiranë, pasi gjatë një konflikti për motive të dobëta, ka kanosur me armë sportive pistoletë, punonjësit e Policisë Bashkiake, duke u prezantuar si punonjës i strukturave ligjzbatuese.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme.”

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese