Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Aktualitet

U prezantua si bravandreqës dhe i vodhi bizhuteritë, arrestohet 56-vjeçari në Durrës

Shkruar nga Newsbomb
U prezantua si bravandreqës dhe i vodhi bizhuteritë, arrestohet
Sendet e grabitura

Një 56-vjeçar ka rënë në prangat e policisë së Durrësit, pasi akuzohet për disa vjedhje. Bëhet me dije se në pranga ka rënë O. S., 56 vjeç, banues në Durrës.

Ky shtetas, gjatë kohës që ka qenë i punësuar për të ndrequr bravat e banesës së shtetases M. Gj., në fshatin Arapaj, ka bërë një kopje çelësash dhe e ka përdorur më pas për të hyrë disa herë në banesë, për të vjedhur shuma parash dhe bizhuteri.                   

Gjatë kontrollit në banesën e 56-vjeçarit, shërbimet e Policisë kanë gjetur një pjesë të bizhuterive të vjedhura në banesën e shtetases M. Gj. dhe kopjen e çelësave, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale, bashkë me 1 celular.

Njoftimi i policisë:

Vodhi disa herë, shuma parash dhe bizhuteri, në një banesë ku ishte punësuar si bravandreqës, arrestohet 56-vjeçari.   

56-vjeçari, me precedent kriminal për krime kundër personit.   

Sekuestrohen një pjesë e bizhuterive të vjedhura dhe një kopje çelësash, që u gjetën në banesën e tij

Si rezultat i veprimeve të shpejta hetimore të kryera nga specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Durrës, menjëherë pas administrimit të kallëzimit të shtetases M. Gj., se në banesën e saj, i kishin vjedhur disa bizhuteri me vlerë 16 000 euro dhe shuma parash, është identifikuar autori i dyshuar i këtij rasti.  

Në përfundim të veprimeve, u arrestua shtetasi O. S., 56 vjeç, banues në Durrës.    

Ky shtetas, gjatë kohës që ka qenë i punësuar për të ndrequr bravat e banesës së shtetases M. Gj., në fshatin Arapaj, ka bërë një kopje çelësash dhe e ka përdorur më pas për të hyrë disa herë në banesë, për të vjedhur shuma parash dhe bizhuteri.                   

Gjatë kontrollit në banesën e 56-vjeçarit, shërbimet e Policisë kanë gjetur një pjesë të bizhuterive të vjedhura në banesën e shtetases M. Gj. dhe kopjen e çelësave, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale, bashkë me 1 celular.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese