Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Aktualitet

U plagos në lumin Buna, mjeku Arvin Dibra i kthehet punës i buzëqeshur shëndoshë e mirë

Shkruar nga Newsbomb
U plagos në lumin Buna, mjeku Arvin Dibra i kthehet punës i
Arvin Dibra

Një lajm i mirë është shpërndarë ditën e sotme nga Qendra Spitalore Universitare “Nënë Tereza”, për mjekun i cili pësoi dëmtime të rënda në ujërat e lumit Bunë.

Mjeku i QSUT, Prof, Arvin Dibra para disa kohësh iu nënshtrua një operacioni shumë të rëndë dhe për fatin e tij të mirë ai ia ka dalë më së miri.

Zoti i dha një mundësi të dytë, e për këtë arsye ai do të rikthehet në postin e tij që i takon, në uniformat e bardha dhe misionin e tij për të shpëtuar sa më shumë njerëz. Lajmi u bë i ditur nga faqja zyrtare e Qendrës Spitalore "Nënë Tereza", teksa shprehin emocionet e tyre për mikëpritjen e tij në punë. Stafi i uron shëndet të plotë dhe suksese në misionin e tij dhe për edukimin mjekësor.

“Me kënaqësi dhe emocion të veçantë mirëpritëm rikthimin e Prof. Arvin Dibrës! Dedikimi dhe profesionalizmi i tij kanë qenë gjithmonë një vlerë e jashtëzakonshme për QSUT-në dhe për të gjithë pacientët e tij. I urojmë shëndet të plotë dhe suksese në misionin e tij të palodhur për kujdesin shëndetësor dhe edukimin mjekësor!”, shprehet Qendra Spitalore “Nënë Tereza”.

Sakaq, profesor Dibra nuk ngurron që të shprehë falënderimet e tij për stafin dhe Qendrën Spitalore, që bënë të mundur mundësinë e një ndërhyrje kirurgjikale sa më të shpejtë, teksa shprehet krenarë dhe mirënjohje pafund.

"Falenderime pa fund! Mirenjohje e jashtezakonshme vecanerisht per koleget dhe stafin e tyre qe me nderhyrjen dhe trajtimin e menjehershem dhe fort cilesor bene te mundur shendetin qe une gezoj sot! Krenar per Qendren Spitalore Universitare "Nene Tereza" dhe stafin e saj te mrekullueshem!", shprehet doktori.

Rikujtojmë që 11 gushtin e 2024, gjarja e rëndë u shënua mesditën e së shtunës, në fshatin Dajç, ku mjeku kirurg Dibra ishte me pushime me familjen e tij. Mjeku kirurg i QSUT-ës u fut për tu larë në lumë, por si pasojë e një incidenti, ai mbeti i plagosur në vend. Por, Prod.Dr. Arvin Dibra i është nënshtruar një ndërhyrje kirurgjikale të kompleksitetit të lartë pranë Qendrës Spitalore Universitare “Nënë Tereza”, e cila nuk pati rezultat dhe i duhej menjëherë t’i nënshtrohej një ndërhyrje të dytë jashtë shtetit shqiptarë.

Gjithashtu, për dërgimin e tij në shtetin fqinj Itali, Këshilli i Ministrave vendosi  të mbulojë shpenzimet e mjekimit për Prof. Dr. Arvin Dibra, pas aksidentit të rëndë që pësoi në lumin Buna. Në bazë të vendimit të miratuar, fondi prej 2 milionë lekësh sigurua nga Fondi i Sigurimit të Detyrueshëm të Kujdesit Shëndetësor.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese