Hapësire reklamuese

Aktualitet

U pezullua nga detyra pas shpërthimit të magazinës në Lushnje, GJKKO rikthen në detyrë kreun e IMT

Shkruar nga Newsbomb
U pezullua nga detyra pas shpërthimit të magazinës në
Pamje nga vendi i shpërthimit në Lushnje

Gjykata kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka vendosur që të rikthejë në detyrë drejtuesin e Inspektoratit të Mbrojtjes së Territorit në Lushnje, Robert Kola, i cili u pezullua në mars të këtij viti pas shpërthimit me dy të vdekur në magazinën në ndërtim në pronësi të deputetit të PS-së, Bujar Çela.

Sipas gazetares Anila Hoxha, në vendimin e GJKKO-së thuhet se masa e dhënë më herët ndaj kreut të Inspektoratit, Kola e ka humbur fuqinë.

Më 1 mars të këtij viti një magazinë në lagjen “Karbunarë e Madhe” në Lushnje, e cila ishte në ndërtim shpërtheu në flakë. Si pasojë e këtij shpërthimi, humbën jetën babë e bir, Roland dhe Lidio Hoxha, si dhe u plagosën 7 të tjerë, mes tyre edhe deputetit i PS-së, Bujar Çela, njëkohësisht edhe pronar i magazinës.

Kryeinspektori i Inspektoriatit të Mbrojtjes së Territorit në Lushnjë, Robert Kola u akuzua se kishte dhënë leje për ndërtimin e kësaj magazine.

Megjithatë, në dëshminë e tij të dhënë më herët në polici, Kola tha se nuk ka pasur dijeni nëse deputeti i PS Bujar Çela po ndërtonte apo kishte marrë leje ndërtimi sa i takon kapanonit ku ndodhi shpërthimi, pasi nuk ka pasur informacione nga urbanistika apo njësia administrative se aty po kryheshin punime.

Gjithashtu ai është shprehur se edhe në kontrollet mujore të bëra në terren nuk rezulton në dijeni për punimet që po bëheshin.

 

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese