Kozeta Caushaj është shqiptarja që humbi jetën mbrëmjen e së mërkurës Fano të Italisë, në provincën e Pesaros në Itali. Mediet përtej Adriatikut kanë zbardhur emrin e së ndjeres se cila ka qenë duke shëtitur mbesën e saj 10-vjeçare në momentin e aksidentit.
56-vjeçarja është përplasur nga një automjet tip “Smart” që drejtohej nga një 35-vjeçare. Ngjarja është shënuar rreth orës 23:15 të së mërkurës, teksa e ndjera po ecte në anën e djathtë të korsisë para aksidentit.
Drejtuesja e automjetit ka ndaluar për t’i dhënë ndihmën e parë, por Kozeta Caushaj ka ndërruar jetë në vend pas plagëve të shkaktuara. Mediet italiane raportojnë gjithashtu se 10-vjeçares i është dhënë ndihmë psikologjike nga mjekët pas traumës së shkaktuar nga vdekja e gjyshes së saj.