Me dhjetëra banorë të fshatit Pajovë në Peqin kanë dalë në protestë në vendin ku u aksidentua për vdekje i mituri, Enio Tabaku.
I pranishëm në këtë protestë është dhe babai i 8-vjeçarit i cili u përplas për vdekje nga një automjet teksa ishte duke i çuar lule te varri nënës së tij të ndjerë.
Me lot në sy ai ka kërkuar që autorët të marrin dënimin e merituar, teksa ka kërkuar nga autoritetet që të marrin masa për të ulur rrezikshmërinë në atë segment rrugor.
“Të kalben në burg ata që e shkaktuan aksidentin dhe të merren masa nga autoritetet që automjetet të mos lëvizin me shpejtësi në këtë zonë. Djali ishte në shtëpi dhe doli për të shkuar te shokët e tij për të luajtur”, u shpreh babai i Enios të ndjerë.