Hapësire reklamuese

Aktualitet

U përplas nga një makinë në Velipojë, ndërron jetë një person

Shkruar nga Newsbomb

U përplas nga një makinë në Velipojë, ndërron

Në ngjarje e rëndë është shënuar këtë mëngjes rreth orës 10:15, në Velipojë. Një i moshuar teksa po lëvizte me biçikletë është përplasur nga një automjet me drejtues shtetasin M. B.

77 vjeçari nuk ka mundur të mbijetojë, për shkak të plagëve të marra në trup. 

"Rreth orës 10:15, në Velipojë, dyshohet se automjeti me drejtues shtetasin M. B. ka aksidentuar shtetasin K. U., rreth 77 vjeç, (I cili po lëvizte me biçikletë), i cili për pasojë ka humbur jetën.

Drejtuesi i automjetit, shtetasi M. B., është shoqëruar në Komisariat, nga shërbimet e Policisë, për veprime të mëtejshme.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të aksidentit," njofton policia. 

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese