Hapësire reklamuese

Aktualitet

U përdhunua nga 60-vjeçari në Tiranë, flet vajza e mitur: Me mbajti me zor për disa orë në banesë

Shkruar nga Newsbomb
U përdhunua nga 60-vjeçari në Tiranë, flet vajza e mitur:
Foto ilustruese

Një ngjarje e rëndë u bë e ditur ditën e sotme, ku një 60-vjeçar u arrestua pasi akuzohet se ka abuzuar seksualisht me një 16-vjeçare.

16-vjeçarja i ka treguar për ngjarjen e rëndë nënës dhe më pas kanë bërë denoncimin në polici. Nga dëshmia e vajzës mësohet se 60-vjeçar e ka futur të miturën në banesë dhe e ka përdhunuar. Pasi ka kryer aktin e sëmurë shtetasi K.B., 60 vjeç e ka mbajtur të miturën disa orë në banesë.

Ngjarja e rëndë është shënuar në fshatin Vrap të Tiranës, 3 muaj më parë, kur vajza ka qenë 15 vjeç. Sakaq, pretendimet e vajzës janë vërtetuar edhe nga ekspertiza mjeko-ligjore nga ku ka rezultuar se e mitura është përdhunuar.

“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 1 ndaluan me iniciativë shtetasin K. B., 60 vjeç, pasi dyshohet se ka kryer marrëdhënie seksuale me një shtetase të mitur.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme”, njoftoi policia më herët.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese