
Një 33-vjeçare nga Kuçova, e cila prej vitesh jetonte në Greqi ra pre e një sulmi nga një 27-vjeccar palestinez i cili e përdhunoi, torturoi, goditi me thikë dhe më pas e la pa ndjenja, të lidhur në krevat në katin e parë të një banese bosh.
Pasi mori ndihmën e parë në spitalin e Omonia, 33-vjeçarja shqiptare Gabriela Çelaj ka dëshmuar në polici si ndodhi ngjarja dhe makthin që përjetoi për disa orë.
“Nuk e njihja kush ishte, sapo ishim takuar dhe ramë dakord të shkonim tek shtëpia e tij për të bërë seks. Po pasi u futëm në shtëpinë e tij, ai me sulmoi duke më rrahur dhe detyruar të kryej seks oral kundër dëshirës.” - ka deklaruar 33-vjeçarja.
Ajo shtoi se e dhunoi aq sa ajo humbi ndjenjat dhe më pas nuk mban mend asgjë se çfarë ndodhi. Vetëm kur u zgju pa se e kishte lidhur me litar në krevatin e shtëpisë. Ajo nisi të bërtiste duke kërkuar ndihmë derisa policia ra në gjurmët e saj.
I riu palestinez Autori Mohammad Odi, 27 vjeç u arrestua nga policia greke në Omonia, ku e gjet me një thikë të gjakosur me vete. Më pas kanë nisur kërkimet më të thelluara në zonë, ku kanë dëgjuar dhe shqiptaren teksa thërriste për ndihmë.