Hapësire reklamuese

Aktualitet

U nis të takonte mikun e tij për peshkim në lumin Vjosë, prej 5 ditësh asnjë gjurmë nga 63-vjeçari nga Berati

Shkruar nga Newsbomb
U nis të takonte mikun e tij për peshkim në lumin Vjosë,
Lumi Vjosa

Nuk ka ende asnjë gjurmë nga 63-vjeçari Ëngjell Kanani i cili u zhduk 5 ditë më parë pranë lumit Vjosa ne afërsi të fshatit Kashisht.

Zhdukja e të moshuarit vazhdon të mbetet mister ndërsa hetimet vazhdojnë. Familjarët në momentin e denoncimit thanë se 63-vjeçari ishte nisur për peshkim, por policia

I dyshimtë është fakti që familjarët nuk kanë gjetur asnjë send personal si mjetet e peshkimit, çanta apo celulari. Për

Për më tepër celulari i 63 -vjeçarit ka qenë i hapur deri 24 orë pas zhdukjes, teksa kishin nisur kërkimet për të.

Familjarët dhe miku i tij 64-vjeçar e kanë telefonuar vazhdimisht në numrin e tij por megjithëse thirrja shkonte, por nuk përgjigjej askush. Kërkimet janë shtrirë edhe në kanalin Vjosë – Levan – Fier që lidhet me lumin Vjosa, madje një grup familjarësh po kontrollojnë këtë zonë prej dy ditësh duke iu bashkuar kështu operacionit të kërkimeve nga policia dhe ekipit të polumbarëve. Megjithatë nga 63-vjeçari nuk ka asnjë gjurmë. Krahas kërkimeve sektori i krimeve ne komisariatin e Fierit ka nisur hetimet për të zbardhur rrethanat e ngjarjes.

Ëngjell Kanani është baba i dy fëmijëve, bashke me një shokun e tij, të dy me banim në Berat, prej tre vitesh ushtronin peshkim amator në lumin Vjosa. Ditën e zhdukjes, të enjten e javës që shkoi, dy shokët janë parë të peshkonin në vende të ndryshme në zonën e Kashishtit.

Miku i tij ka deklaruar në polici se kishin lënë takim dhe orar për tu takuar, por 63-vjeçari nuk erdhi ne vendin ku kishin lënë takim. Pas disa orësh ku 63-vjeçari nuk përgjigjej në telefon, miku i tij denoncoi zhdukjen e tij.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese