Hapësire reklamuese

Aktualitet

U mor në pyetje për dosjen Veliaj, Ajola Xoxa “mbyll gojën” përpara gazetarëve, del nga SPAK krah Maks Haxhiajt

Shkruar nga Newsbomb
U mor në pyetje për dosjen Veliaj, Ajola Xoxa “mbyll
Ajola Xoxa, Maks Haxhia

Ajola Xoxa ka dalë nga ambientet e Prokurorisë së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK).

Ditën e sotme ajo është thirrur nga prokurorët e posaçëm për të dëshmuar në lidhje me dosjen hetimore të hapur për të, bashkëshortin e saj, kryebashkiaku Erion Veliajn dhe famljarë të tij.

Ajola ka mbërritur në SPAK rreth 1 orë më parë e shoqëruar nga avokati Maks Haxhia. Në dalje është pritur nga gazetarët, por si çdo herë tjetër, bashkëshortja e Veliajt është larguar pa thënë asnjë fjalë.

Kujtojmë që GJKKO ka vendosur për Ajola Xoxën masën e sigurisë “detyrim paraqitje”. Ajo akuzohet për konsumimin e veprave penale “Korrupsioni pasiv i funksionarëve të lartë shtetërorë ose i të zgjedhurve vendorë”, kryer në bashkëpunim (9 herë), “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”, “Refuzimi për deklarimin, mosdeklarimi, fshehja ose deklarimi i rremë i pasurive, interesave privatë të personave të zgjedhur dhe nëpunësve publikë ose i çdo personi tjetër që ka detyrimin ligjor për deklarim”.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese