Hapësire reklamuese

Aktualitet

“U mërzita në shtëpi”, shqiptari “shtang” karabinierët për arratisjen e tij

Shkruar nga Newsbomb
“U mërzita në shtëpi”, shqiptari “shtang”
Foto ilustruese

Një tjetër shqiptar është arrestuar në Itali, duke thyer arrestin e mëparshëm. 21-vjeçari është arrestuar nga policia italiane për arratisje nga arresti shtëpiak.

Sipas mediave italiane, shqiptari ka thyer masën e sigurisë, ndërsa ka habitur karabinierët për arratisjen e tij. I riu ka tentuar të arratiset në mesnatë pranë shtëpisë së tij , por është ndaluar nga policia. Ata shkuan tek shtëpia e tij në Rimini për tu siguruar nëse i riu ishte duke respektuar kufizimet e vendosura.

Teksa është pyetur nga policia, 21-vjeçari deklaroi se ishte lodhur duke qëndruar në shtëpi. Nga kjo shkelje që ai kreu policia italiane do të filloj procedimin penal shtesë të shqiptarit.

 

 

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese