Hapësire reklamuese

Aktualitet

U mbyt 1 muaj më parë duke peshkuar në Durrës, trupi i Aurel Ndonit gjendet në Kroaci

Shkruar nga Newsbomb

U mbyt 1 muaj më parë duke peshkuar në Durrës, trupi i Aurel

Trupi i pajetë i Aurel Ndoni është gjendur në brigjet e Kroacisë. Sipas autoriteteve, 40 vjeçari ka qenë duke peshkuar në zonën e Porto Romanos në Durrës, para një muaji, ku edhe ngeli i mbytur.

Pas një kërkimi disa ditor nga polumbarët e Reneas në Durrës, nuk u arrit që të gjendej trupi i tij, ndërsa më vonë ato i ndërprenë kërkimet pasi thuhej se rrymat detare kanë zhvendosur trupin nga zona e kërkimit.

Mësohet se familjarët e kanë tërhequr trupin, ndërsa është zhvilluar edhe ceremonia e varrimit në qytetin e Lushnjes.

Aurel Ndoni kishte dalë për të peshkuar me një varkë të vogël, bashkë me vëllain e tij dhe një person tjetër në Porto Romano. Si pasojë e kushteve të motit, të cilat nuk ishin favorizuese për të peshkuar, 40-vjeçari ka rënë në det dhe është tërhequr nga rryma dhe nuk ka mundur të dalë.

Menjëherë pas marrjes së njoftimit shërbimet e Policisë Kufitare dhe ato të Drejtorisë Vendore të Policisë Durrës shkuan në vendin e ngjarjes dhe së bashku me polumbarët e RENEA-s nisën  kërkimet për gjetjen e trupit të 40-vjeçarit.

 

 

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese