Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Aktualitet

U mbante pensionistëve lekët nga pensioni, e pëson arkëtarja në Durrës

Shkruar nga Newsbomb
U mbante pensionistëve lekët nga pensioni, e pëson arkëtarja
Fotografi ilustruese

Drejtoria e Përgjithshme e Postës Shqiptare ka marrë masa në lidhje për arkëtaren e postës në Durrës e cila i mbante pensionin një pensionisti.

Më 17 Tetor 2024, emisioni Stop transmetoi një denoncim ku një pensionist i cili e tërheq pensionin në sportel tregoi se në mënyrë të pakuptimtë e pa faturë i mbahet çdo muaj 1 mijë lekë të vjetra.

Rezultoi se arkëtarja Afërdita Lara e jepte pensionin me 1 mijë lekë më pak, duke i thënë se kështu funksionon në këtë postë.  Përgjegjësja e Sektorit të Shërbimit, Linda Manasterliu, pas shumë justifikimeve i sugjeroi pensionistit të transferohej me e-Albania në një tjetër postë, që ka edhe shërbimin në shtëpi edhe tërheqjen në sportel.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese