Hapësire reklamuese

Aktualitet

U masakrua me thikë nga bashkëshorti, 40-vjeçarja do të varroset sot në Shqipëri

Shkruar nga Newsbomb
U masakrua me thikë nga bashkëshorti, 40-vjeçarja do të
Viktima dhe autori

Fëmijët, të afërm, miq dhe shokë do t’i japin sot lamtumirën 40-vjeçares, Enkelejda Danaj, e cila u vra me thikë nga bashkëshorti i saj Eduart Danaj.

Ngjarja e rëndë ndodhi dy ditë më parë në Mendini të Greqisë, ndërsa 40-vjeçarja do të prehet në Shqipëri. Sot Enkelejda e cila u qëllua me thikë dhe u la e vdekur në rrugë mes lotësh dhe dhimbjesh do të përcillet për në banesën e fundit.

Nuk dihet ende nëse djali i mitur do të mund t’i jap lamtumirën nënës së tij, pasi babai. I cili ndodhet në qeli nuk i jepte prokurë që të dilte nga vendi fqinj.

Eduart Danaj dy ditë më par i bëri pritë gruas, e cila po shkonte për në punë dhe e qëlloi 10 herë me thikë dhe ashtu të gjakosur e la në rrugë dhe u arratis.

Mediat greke shkruajnë se Eduart Danaj pas ngjarjes së rëndë, ka shkuar në hotel dhe ka ndezur televizorin për të mësuar se çfarë po thuhej në kanale për aktin e tij. Sikur, sikur mos kishte ndodhur asgjë, më pas autori mori disa birra dhe shkoi u fsheh në një ndërtesë dhe priti që ta arrestonin.

50-vjeçari nga Vlora nuk ka shprehur pendesë për krimin, madje ka kërcënuar se do vrasë edhe vajzën se mos të bëhej si nëna.

“U zgjova në mëngjes dhe shkova te ajo rrugë e caktuar, se e dija që po kalonte në orën 5.30 të mëngjesit aty. Kur e pashë, nxora thikën dhe fillova ta godas. Më pas u largova në këmbë dhe shkova në një hotel. U ula aty për pak dhe më pas shkova në kantier dhe piva disa birra derisa më në fund më arrestuan”.

I pyetur nga policia se pse e kreu krimin e rëndë , autori tha: “Nuk duroja dot të shikoja dashnorin e saj duke drejtuar makinën time. Unë punoja dhe ajo po hante paratë e mia”.

Sipas asaj që mediat greke zbuluan më herët 40-vjeçarja e kishte denoncuar  disa herë bashkëshortin e saj për dhunë. Për herë të parë gruaja ka denoncuar burrin për dhunë në familje më 3 Prill të 2013. Atë kohë bashkëshorti u arrestua.

Një tjetër denoncim është bërë në 18 shtator të 2022, ku viktima ka denoncuar burrin për kërcënime, lëndim fizik dhe dhunë psikologjike. Atë kohë sërish ai ra në prangat e policisë dhe u lirua disa kohë më vonë. 50-vjeçari u rikthye sërish te banesa e bashkëshortes së tij, pa çka se kishte një urdhërndalimi që t’i afrohej.

Ishte vetë 40-vjeçarja ajo e cila i hapi derën e shtëpisë partnerit të saj dhunues duke u dhënë dhe një tjetër mundësi. Mirëpo burri i dhunshëm duket se nuk do të hiqte “huqin”. 40-vjeçarja sërish më 7 maj të 2024 ka denoncuar në polici, sërish bashkëshortin për dhunë në  familje (kanosje, lëndim fizik dhe abuzim verbal).

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese