Hapësire reklamuese

Aktualitet

U masakrua me thikë dhe u përdhunua nga 27-vjeçari, shqiptarja shkoi me dëshirë në banesën ku përjetoi momentet e tmerrit

Shkruar nga Newsbomb
U masakrua me thikë dhe u përdhunua nga 27-vjeçari, shqiptarja
Shqiptarja dhe ndertesa ku u gjet e reja

Detaje të reja janë zbardhur në lidhje me ngjarjen e rëndë që është shënuar ditën e sotme në Omonia, të Athinës, ku një 27-vjeçar palestinez përdhunoi një vajzë të re shqiptare.

33-vjeçarja Gabriela Çelaj është përdhunuar, dhunuar dhe goditur me thikë dhe më pas është lënë në një ndërtesë të braktisur.

Shqiptarja kishte rënë dakord që bashkë me palestinezin të shkonte në shtëpinë e tij, por pa ditur se rruga për në shtëpinë e 27-vjeçarit, po e drejtonte drejt rrugës ku do të jetonte momente ferri.

Pasi gruaja ka hyrë në shtëpinë e tij, 27-vjeçari e ka sulmuar atë, duke e rrahur dhe detyruar të kryejë seks oral kundër dëshirës së saj. Më pas ai ka vazhduar ta rrahë deri në momentin që ka humbur ndjenjat. Vajza thotë se kur është zgjuar e ka gjetur veten të lidhur në ndërtesën e braktisur dhe më dhimbje në gjithë trupin.

Policia ka qenë duke ushtruar disa kontrolle në Omonia, ku ka gjetur autorin me një thikë të gjakosur, më pas kanë nisur kërkimet më të thelluara në zonë, ku kanë dëgjuar shqiptaren teksa thërriste për ndihmë.

Policia ka shkuar menjëherë në katin e parë të pallatit, nga ku kanë ardhur thirrjet për ndihmë, ku ka konstatuar një derë të mbyllur me dry. Punonjësit e policisë thyen drynin dhe pasi u futën në ambientet e brendshme, gjetën 33-vjeçaren nga Shqipëria, të lidhur me plagë thike në këmbë dhe mavijosje në të gjithë trupin.

33-vjeçarja nga Kuçova ndodhet në spital me dëmtime të shumta në kokë dhe gjithë trupin.  Autori Mohammad Odi, 27 vjeç ka rënë në prangat e policisë greke dhe është dërguar në Prokurorinë Penale të Athinës.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese