Hapësire reklamuese


Aktualitet

U lirua nga burgu falë Amnistisë Penale, kush është 33-vjeçari që u nis për në Angli, por u zhduk

Shkruar nga Newsbomb
U lirua nga burgu falë Amnistisë Penale, kush është
I riu qe u zhduk, Leo Roçi

Detaje të reja janë zbardhur në lidhje me zhdukjen e 33-vjeçarit, Leo Roçi nga Dibra. I riu ishte nisur disa ditë më parë për në Angli, atje ku ndodhet gruaja e tij dhe fëmijët, por nuk ka më asnjë shenjë prej tij.

Ka qenë daja e Leo Rocit që ka bërë kallëzim duke thënë se prej datës 21 maj kanë humbur kontaktin me 33-vjeçarin dhe se herën e fundit që kanë folur me të ai ka qenë në kufirin e Serbisë me Kroacinë.

Më pas edhe pse telefoni ishte i hapur, familjarët nuk kanë pasur mundësi të komunikojnë më me të riun. Ka qenë një grua serbe që ka hapur telefonin e tij, ndërsa më pas një burrë, të cilët janë shprehur se e kishin gjetur celularin në që tokë.

E teksa nuk dihet ende asgjë për fatin e të riut, “Neës24” raporton se i riu kishte pak javë që ishte liruar nga burgu dhe kjo fjalë amnistisë penale.

Sapo ka dalë nga burgu ai ka menduar për të ikur në Angli pranë bashkëshortes dhe fëmijës së tij. Ai ka planifikuar dhe ka nisur rrugën për në Angli, por në Kroaci familjarët kanë humbur kontaktin me të.

Ata janë të frikësuar se mos djalit i ka ndodhur diçka e keqe, nga persona me të cilët ka qenë në burg. Autoritetet kanë nisur punën për gjetjen e të riut.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese