Ardian Isufi, i riu nga Pogradeci, që la ditën e djeshme qelinë e burgut të Drenovës pasi përfitoi nga amnistia, ka përfunduar brenda 24 orësh në burg. Isufi i cili vuajti dënimin për vjedhje si duket nuk ka harruar “zanatin” dhe ka bërë sërish të njëjtën gjë.
Pasi ka lënë ambientet e qelisë i riu ka kryer në qytetin e Korçës vjedhjen e tij të radhës. Në lagjen nr 18 të qytetit juglindor Ardian Isufi ka vjedhur një mjet tip “ Ford Fiesta” i cili ndodhej i parkuar në afërsi të shkollës “ Raqi Qirinxhi”.
Pronari i mjetit e kishte lënë të ndezur pasi ndodhej në një supermarket aty pranë. I riu përfitoi nga mos prezenca e shoferit të mjetit dhe e vodhi duke u larguar me shpejësi në drejtim të Pogradecit.
Pas denoncimit të pronarit të mjetit, efektivët u vunë në lëvizje dhe nga kqyrja e kamerave filmike është dalluar mjeti tip Ford Fiessta që kalonte në aksin rrugor Korçë - Pogradec deri në fshatin Luamalas.