Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Aktualitet

U largua nga banesa, gjendet i pajetë 71-vjeçari në Korçë

Shkruar nga Newsbomb
U largua nga banesa, gjendet i pajetë 71-vjeçari në
Foto ilustruese

Një 71-vjeçar është gjetur i pajetë ditën e djeshme nga familjarët në arat e fshatit Kamenicë.

Sipas denoncimit të bashkëshortes, i moshuari ishte larguar nga banesa disa ditë më parë dhe nuk ishte kthyer më.

Nga hetimet paraprake dyshohet se 71-vjeçari ka humbur jetën për shkaqe natyrale, pasi në trupin e tij nuk janë konstatuar shenja dhune.

Njoftimi i Policisë:

Më datë 14.05.2025, në arat e fshatit Kamenicë, është gjetur nga familjarët, pa shenja jete dhe pa shenja dhune, shtetasi L. G., 71 vjeç, i cili sipas kallëzimit të bashkëshortes së tij, ishte larguar nga banesa, më datë 12.05.2025. Nga veprimet e para hetimore dyshohet se ky shtetas ka humbur jetën për shkaqe natyrale.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë, për veprime të mëtejshme.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese