Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Aktualitet

U largua me urgjencë në Britani, Cameron telefonon Presidentin Begaj në pamundësi të takimit

Shkruar nga Newsbomb
U largua me urgjencë në Britani, Cameron telefonon Presidentin Begaj
Sekretari i Jashtëm britanik, David Cameron dhe kryeministri Edi Rama

Sekretari i Jashtëm britanik, David Cameron, u detyrua të largohet me urgjencë nga Shqipëria pas një telefonate nga kryeministri i Britanisë, Rishi Sunak. Cameron mbërriti sot në orët e para të ditës në Shqipëri ku u prit nga ministri i jashtëm, Igli Hasani.

Cameron ishte për një vizitë zyrtare në Tiranë ku u takua me kryeministrin Rama dhe sipas axhendës do takohej më pas edhe me Begajn, por Lord Cameron u detyrua të shkojë me shpejtësi në Londër për një mbledhje qeverie, ku kryeministri Sunak lajmëroi datën e zgjedhjeve të përgjithshme më datë 4 korrik.

Pasi nuk mundi të zhvillonte takimin me presidentin Begaj, Cameron ka zhvilluar një bisedë telefonike ku kanë folur për rolin e Shqipërisë si aleate e NATO-s dhe mbështetjen për Ukrainën.

Kisha një telefonatë sot me Zotin David_Cameron, Sekretari Britanik i Shtetit për Çështjet e Jashtme, Komonuelthit dhe Zhvillimit. Ne diskutuam për forcimin e mëtejshëm të lidhjeve tona si aleatë të vjetër të NATO-s. Mirënjohës për mbështetjen e fuqishme të MB-së në mbrojtje, siguri kibernetike, polici dhe reformën gjyqësore, krahas përpjekjeve tona të përbashkëta për të luftuar krimin dhe korrupsionin. Rritja e trupave të Mbretërisë së Bashkuar në KFOR vlerësohet veçanërisht.” – shkruan Presidenti Bajram Begaj në X.

 

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese