
Shtatë shqiptarë janë arrestuar nga Garda Civile dhe Policia Kombëtare e Spanjës, pasi ishin të përfshirë në trafikimin e drogës. Autoritetet spanjolle kanë kapur mëgjesin e së mërkurës një gomone në një plazh në Vilanova de Arousa. Sipas mediave spanjolle, në kuadër të operacionit, agjentët sekuestruan një sasi të konsiderueshme kokaine të shpërndarë në tufa, si dhe mjete e materiale që lidhen me trafikun e drogës.
Mësohet se në kuadër të këtij operacioni, do të kryhen edhe arrestime të tjera, ndërsa të arrestuarit e deritanishëm janë të gjithë me origjinë shqiptare.
Kjo është tentativa e parë një që një grup trafikantësh nga Ballkani tenton të transportojë lëndën narkotike direkt nga bregdeti i Galicia-s.
Ndërkohë, javën e kaluar, gjashtë shqiptarë dhe tre belgë u arrestuan në Vigo për lidhjen e tyre të dyshuar me një ngarkesë prej 1100 kilogramësh kokainë të vendosur brenda një kontejneri që mbërriti në portin e Vigos.