Hapësire reklamuese

Aktualitet

U kapën me lëndë narkotike në makinë, arrestohen 2 persona në Tiranë! Njëri kishte thyer masën e arrestit shtëpiak

Shkruar nga Newsbomb

U kapën me lëndë narkotike në makinë, arrestohen 2

Policia e Tiranës ka arrestuar 2 persona të cilët u kapën me lëndë narkotike të ndara në doza. Bëhet me dije se dy të rinjtë, përkatësisht të moshave 35 dhe 24-vjeç, janë ndaluar nga policia në rrugën "Naim Frashëri". Gjatë kontrollit të automjetit është gjetur dhe sekuestruar sasia e lëndës narkotike dhe 2 aparate celular.

Blutë bëjë me dije se nga verifikimet e kryera, rezulton se njëri prej të arrestuarve kishte thyer masën e sigurisë “Arrest në shtëpi”, caktuar nga Gjykata, për veprën penale “Dhuna në familje”.


"Vijojnë operacionet për goditjen e veprimtarive kriminale në fushën e narkotikëve.

Finalizohet nga Komisariati i Policisë Nr. 2, operacioni policor i koduar “Next”.U kapën në flagrancë me 1 pako me lëndë narkotike kokainë, në automjet, të cilën dyshohet se e posedonin me qëllim shitjen në doza, vihen në pranga 2 shtetas. Njëri prej tyre kishte thyer masën e sigurisë “Arrest në shtëpi”.

Sekustrohen sasia e kokainës, 2 aparate celular dhe 1 automjet.

Komisariati i Policisë Nr. 2, bazuar në informacionet e siguruara në rrugë operative, për një rast të shitjes së drogave të forta, në doza, ka organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar “Next”, si rezultat i të cilit u vunë në pranga shtetasit:
G. G., 35 vjeç dhe F. P., 24 vjeç, të dy banues në Tiranë.

Në rrugën “Naim Frashëri”, shërbimet e Policisë kanë ndaluar automjetin me drejtues shtetasin G. G. dhe pasagjer shtetasin F. P.

Gjatë kontrollit të automjetit u gjet një pako me lëndë të dyshuar narkotike kokainë (me peshë 24 gramë), të cilën dyshohet se këta shtetas e posedonin me qëllim shitjen në doza. Nga verifikimet e kryera për rastin rezultoi se shtetasi G. G. kishte thyer masën e sigurisë “Arrest në shtëpi”, caktuar nga Gjykata, për veprën penale “Dhuna në familje”.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të metejshme.", njoftoi policia.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese