Hapësire reklamuese

Aktualitet

U kapën me kokainë ne Portin e Durrësit, Gjykata lë në qeli dy kushërinjtë nga Tropoja

Shkruar nga Newsbomb
U kapën me kokainë ne Portin e Durrësit, Gjykata lë në
Arjan Doçi dhe Mentor Çuni

Gjykata e Durrësit ka lënë në burg Arjan Doçin dhe Mentor Çunin, shoferin dhe pronarin e furgonit të linjës Shqipëri-Angli dhe anasjelltas, të cilët ditë më parë u kapën me kokainë në Portin e Durrësit. 

Në dëshminë e tij në Gjykatë Mentor Çuni ka thënë se e kishin kontaktuar dhe i kishin dhënë pakot. Ai u shpreh se i kishin dhënë dikujt furgonin dhe e mori mbrapsht dy ditë më pas. Sipas tij përgjatë kësaj kohe kishin futur ngarkesën brenda.

“E dija që do të bëhej dicka e pistë por nuk e dija saktësisht” , mësohet të ketë thënë ai. Ndërkohë, avokati ka kërkuar një masë më të lehtë sigurie kundrejt garancisë pasurore, mirëpo kjo kërkesë është hedhur poshtë.  

Mësohet se porositës i sasisë së kokainës ishte vëllai i Mentor Çunit, Fatbardh Çuni, i cili është shpallur në kërkim nga policia.

Shërbimet e Policisë Kufitare në Portin e Durrësit bazuar në analizën e riskut dhe në inteligjencën informative të siguruar nga strukturat hetimore, më 25 maj kontrolluan automjetin furgon që drejtohej nga Arjan Doçi.

Nga kontrolli i imtësishëm, shërbimet e Policisë gjetën të fshehur në pjesën e poshtme të sediljes, në një vend të fshehtë të krijuar për këtë qëllim 7 pako të mbështjella me natriban. Nga hapja e tyre, ka rezultuar se brenda pakove kishte lëndë narkotike të dyshuar kokainë, me peshë totale 7 kilogramë e 300 gramë.

U kapën me kokainë ne Portin e Durrësit, Gjykata lë në
Kokaina ne Portin e Durresit dhe te arrestuarit

Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan 7 kilogramë e 300 gramë lëndë narkotike kokainë, 4 celularë, fugoni, 3950 euro, 21 700 lekë, 150 korona suedeze dhe 60 franga.

Siç raportuam dhe më herët  Mentor Çuni, 39 vjeç,  është pronar i furgonit "Bledi Trans" në shasinë e të cilit u gjetën të fshehura pakot me kanabis. Ndërsa,  shoferi ishte djali i tezes së tij, Arjan Doçi.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese