Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Aktualitet

U kapën me 1 kg kokainë, Gjykata lë në burg djalin e Ad Sybardhit dhe nipin e Pajtim Sejranit

Shkruar nga Newsbomb
U kapën me 1 kg kokainë, Gjykata lë në burg djalin e Ad
Klajdi Sejrani dhe Euxhenjo Manushi

Euxhenjo Manushi, 20 vjeç dhe Klajdi Sejrani, 24 vjeç, janë lënë pas hekurave me vendim të Gjykatës së Tiranës. Këta dy persona janë arrestuar tre ditë më parë në afërsi të vendit të njohur si "Kthesa e Kamzës", pranë Terminalit të Autobusëve Ndërqytetas me një "bukë" kokaine me vlerë tregu 270.000 euro.

Gjatë seancës gjyqsore, dy të rinjtë kanë deklaruar se sasinë e lëndës narkotike që kishin në posedim, e kishin marrë për përdorim vetjak dhe jo për ta shitur. Avokatët e palës mbrojtëse kanë kërkuar masë më të lehtë sigurie ndërsa gjykata ka vendosur për dy të rinjtë masën “arrest me burg”.

Shërbimet e Sektorit për Hetimin e Narkotikëve, në kuadër të një procedimi penal ndjekur me metoda proaktive, nën drejtimin e Prokurorisë së Tiranës, janë vënë pas të rinjve prej 6 muajsh, duke i ndjekur në aktivitetin e tyre të shpërndarjes së narkotikëve.

Teksa Klajdi Sejrani dhe Euxhenjo Manushi kanë dalë nga makina në rrugën "Kastriotët", njëri prej tyre mbante në dorë me çantë lëndën narkotike dhe menjëherë kanë ndërhyrë efektivët e Policisë. Nga kontrolli fizik i Klajdi Serjanit, është gjetur 1 kg e 50 gramë kokainë.

Euxhenjo Manushi, 20 vjeçari i arrestuar pasditen e 8 dhjetorit në Tiranë me një sasi kokaine me vlerë 270.000 euro, bashkë me shokun e tij Klajdi Serjani, rezulton se është djali i klarinetistit Adi Sybardhi.

Ndërsa Klajdi Serjani rezulton se është nipi i shtetasit Pajtim Serjani, i njohur si mik i Emiljano Shullazit dhe i dënuar për gjobëvënie. Pajtim Serjani, gjithashtu, disa vite më parë i ka shpëtuar një atentati me armë zjarri në zonën e njohur si "Rruga e Kavajës" në Tiranë.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese