Hapësire reklamuese

Aktualitet

U kapën me drogë, armë dhe municion luftarak në banesë e magazinë, arrestohen 2 vëllezër në Mirditë

Shkruar nga Newsbomb
U kapën me drogë, armë dhe municion luftarak në banesë
Armet e sekuestruara

Dy vëllezër në Mirditë kanë rënë në prangat e policisë, pasi dyshohet se ushtronin veprimtari kriminale lidhur me kultivim kanabisi dhe armëmbajtje pa leje. 

Blutë bëjnë me dije se gjatë kontrollit në banesë dhe magazinën e dy vëllezërve I. D dhe P. D., u gjetën dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale tre thasë me kanabis në formë boçeje gjithsej 24.5 kilogramë, dy armë zjarri (kallashnikov e pushkë), 4 armë gjahu, 2 radio marrëse-dhënëse si të Policisë, 1 shkop gome, 1 shkop bejzbolli, 1297 fishekë luftarak dhe 17 fishekë çifteje.

Armët e zjarrit do dërgohen për ekspertim nëse janë përdorur për ngjarje kriminale.

Ndërkohë, dy vëllezërit do të hetohen për veprat penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”, “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve të gjuetisë dhe sportive”, “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, “Fshehja e të ardhurave”, “Mbajtja pa të drejtë e uniformës”, kryer në bashkëpunim.

Njoftimi i policisë:

Mirditë/ Finalizohet operacioni policor i koduar “Double Strike”, për goditjen e veprimtarisë kriminale të kultivimit dhe prodhimit të kanabisit dhe të armëmbajtjes pa leje.
Operacioni nga shërbimet e Komisariatit të Policisë Mirditë në bashkëpunim me Forcat Operacionale të DVP Lezhë dhe me Forcat Kombëtare të Sigurisë, Njësia Tiranë.
Sekuestrohen drogë, armë zjarri e gjahu, municion luftarak, radio si të policisë e sende të tjera të kundraligjshme.
Në kuadër të kontrolleve dhe patrullimeve të pandërprera në të gjithë territorin e rrethit Mirditë me fokus parandalimin, evidentimin e armëmbajtjes pa leje dhe të lëndëve narkotike, si dhe bazuar në inteligjencën policore se dy vëllezër në fshatin Kullaxhi, Mirditë ushtronin veprimtarinë kriminale të kultivimit, prodhimit dhe shitjes së kanabisit si dhe mbanin armë zjarri në banesë, shërbimet e Komisariatit të Policisë Mirditë organizuan dhe finalizuan operacionin policor të koduar “Double Strike”.
Gjatë operacionit, në fshatin Kullaxhi, Mirditë, me mbështetjen dhe të Forcës Operacionale të DVP Lezhë dhe Forcës Kombëtare të Sigurisë, Njësia Tiranë, u ushtrua kontroll në magazinën dhe banesën në pronësi të vëllezërve I. D dhe P. D.
Nga kontrolli në magazinë u gjetën dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale tre thasë me kanabis në formë boçeje gjithsej 24.5 kilogramë.
Ndërsa nga kontrolli në banesë dhe territorin banesës u gjetën dy armë zjarri ( kallashnikov e pushkë), 4 armë gjahu, 2 radio marrëse-dhënëse si të Policisë, 1 shkop gome, 1 shkop bejzbolli, 1297 fishekë luftarak dhe 17 fishekë çifteje.
Në vijim të operacionit u bë kapja dhe arrestimi në flagrancë i 2 vëllezërve I. D., 40-vjeç dhe ⁠P. D., 45-vjeç, banues në fshatin Kullaxhi, Mirditë.
Armët e zjarrit do dërgohen për ekspertim në Institutin e Policisë Shkencore për të parë nëse janë përdorur më parë për kryerje të veprave penale kundër personit.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Lezhë, për veprime të mëtejshme për veprat penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”, “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve të gjuetisë dhe sportive”, “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, “Fshehja e të ardhurave”, “Mbajtja pa të drejtë e uniformës”, kryer në bashkëpunim.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese