
Një 25-vjeçar shqiptar është arrestuar nga policia italiane, pasi u kap me lëndë narkotike kokainë në makinë, ndërsa është dënuar me 8 muaj burg dhe 800 euro gjobë. Mësohet se i riu shqiptar, teksa udhëtonte me makinën e tij, ka tentuar të shmangë patrullën e karabinierëve, por këta të fundit e kanë urdhëruar që të ndalojë.
Në këtë moment, shqiptari nuk i është bindur urdhërit dhe pas një ndjekje të shkurtër, ai ra në prangat e karabinierëve në San Feliciano di Magione. Gjatë kësaj manovrem 25-vjeçari ka hedhur nga dritarja lëndën narkotike, e cila u sekuestrua më pas nga karabinierët.
Ndërkohë, gjatë kontrollit fizik dhe brenda në makinë, iu gjet dhe sekuestrua 6 doza kokainë, një celular si dhe 160 euro cash që besohet se ishin të ardhura nga trafiku i drogës.