Hapësire reklamuese

Aktualitet

U kap me 3 pako kokainë në makinë, arrestohet 20-vjeçari shqiptar në Itali

Shkruar nga Newsbomb
U kap me 3 pako kokainë në makinë, arrestohet 20-vjeçari
Foto ilustruese e karabiniereve

Një i ri shqiptar, vetëm 20 vjeç, është arrestuar nga autoritetet italiane pasi në makinën e tij u gjetën 3.3 kilogramë kokainë.

Droga ishte ndarë në tre pako dhe fshehur në pjesën e kroskotit të automjetit. Policia e ndaloi të riun për shkak të shpejtësisë së lartë me të cilën po udhëtonte, por sjellja e tij tepër konfuze gjatë kontrollit ngriti dyshime te efektivët.

Më pas gjatë inspektimit, ata vunë re dëmtime në panelin e instrumenteve, një shenjë që nënkupton ndërhyrjen për fshehjen e mallrave të paligjshme. Ky dyshim çoi në një kontroll të detajuar, ku u zbuluan 3 pakot e kokainës.

Përveç drogës, autoritetet sekuestruan edhe 884 euro cash dhe automjetin. 20-vjeçari u arrestua dhe u dërgua në burgun e Villa Fastiggi.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese