Hapësire reklamuese

Aktualitet

U kap me 223 mijë euro të padeklaruara në Portin e Durrësit, burg me një muaj afat për 36 vjeçarin

Shkruar nga Newsbomb
U kap me 223 mijë euro të padeklaruara në Portin e Durrësit,
Paratë e sekuestruara (të padeklaruara)

Gjykata e Durrësit ka vendosur si masë sigurie “burg me një muaj afat” për Mariglen Daiu, i cili u arrestua tre ditë më parë në pikën kufitare në Portin e Durrësit. 

36-vjeçari u kap me 223 mijë euro të padeklaruara nw çantwn e shpinws, duke tentuar t'i nxirrte nga Shqipwria, ndërsa pretendoi se nuk ishin të fituara në rrugë të paligjshme. Ai ka theksuar se ishin para të fituara nga shitja e një prone në Itali. 

Si rezultat i kontrolleve dhe verifikimeve të imtësishme në hyrje/dalje të Shqipërisë, me objektiva parandalimin dhe goditjen e krimeve ne kufi, shërbimet e Policisë Kufitare të portit të Durrësit, në bashkëpunim me autoritetet doganore, finalizuan operacionin “Aseti”, duke vënë në pranga Mariglen Daiun, rezident në Itali.

 

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese