
Droga e sekuestruar
Një 25-vjeçar shqiptar është arrestuar në Itali pasi u kap më me 11 kilogramë kokainë në makinë. Sipas mediave italiane, lënda narkotike ishte e ndarë në 10 blloqe dhe u gjet e fshehur në një ndarje mes bagazhit dhe sediljes së pasme.
Mësohet se i riu shqiptar me banim në Firence u arrestua nga Nënseksioni i Policisë Rrugore të Bolonjës pranë kabinës së pagesës Borgo Panigale, teksa lëvizte me automjetin e tij tip "Renault Clio".
Lënda e sekuestruar kap vlerën e rreth 850 mijë euro. Ndërkohë, 25-vjeçari shqiptar është dërguar në burg, ndërsa hetimet janë ende në fazën paraprake.
Sondazh
Poll