Hapësire reklamuese

Aktualitet

U kap me drogë në makinë dhe banesë, arrestohet 22-vjeçari shqiptar në Itali

Shkruar nga Newsbomb

U kap me drogë në makinë dhe banesë, arrestohet

Një 22-vjeçar shqiptar, i përfshirë në trafikun e drogës, është arrestuar nga policia e Bolonjas. Bëhet me dije se i riu është shqiptar është një emër i njohur për policinë italiane për shkak të precedentëve penalë të mëparshëm.

Shqiptari u kap në flagrancë, pasi një makinë tërhoqi vëmendjen e oficerëve, teksa në bordin e saj ndodheshin dy persona. Makina ishte e ndaluar në parkingun pranë stacionit të trenit Lama di Reno, me motorin ndezur. Gjatë kontrollit në makinë, efektivët dyshuan nga era tipike e fortë e një lënde narkotike, e cila vinte nga brenda kabinës së pasagjerëve, ndërsa i riu shqiptar, i cili ishte pasagjer dhe 30-vjeçari italian, u shfaqën nervozë.

Sipas mediave italiane, gjatë kontrollit të autoriteteve, brenda çantës së shpinës u gjetën 810 gramë lëndë narkotike të llojit hashash, e ndarë në 32 doza të paketuara, në të cilën shfaqej figura e një boksieri të njohur amerikan. Gjithashtu u sekuestruan rreth 2,075 euro cash në kartëmonedha të prerjeve të ndryshme, të gjetura brenda xhaketës së shqiptarit.

Aktivitetet e kërkimit të karabinierëve kanë vijuar brenda shtëpisë së 22-vjeçarit shqiptar, duke gjetur një tjetër lëndë narkotike, afërsisht 10 gramë hashash. I riu shqiptar është njohur me hjykimin e menjëhershm nga Gjykata, ku iu caktua edhe masa e arrestit shtëpiak.

U kap me drogë në makinë dhe banesë, arrestohet
Droga dhe parate e sekuestruara te shqiptarit

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese