
Foto ilustruese
Drejtësia italiane ka vendosur të dënojë me 6 vite burg Gentian Subashin, i cili u arrestua një vit më parë në zonën e Latina.
Gjatë një operacioni policor të karabinierëve të zhvilluar vitin e shkuar, Subashi u kap duke transportuar me furgon 17 e gjysëm kilogramë drogë së bashku me kurshëririn e tij, në zonën e Latina të Italisë.
Duke u nisur nga raportimi i mediave italiane në atë kohë, droga e sekuestruar ishte e ndarë në doza që arrinin në shifrën e 79 mijë dozave.
Ndërkohë për kurshëririn e tij, masat e ndërmarra kanë qenë ndryshe nga fati i Subashit.
Sondazh
Poll