Hapësire reklamuese

Aktualitet

U kap duke transportuar 17 emigrantë ilegalë, arrestohet 25-vjeçari në Korçë

Shkruar nga Newsbomb
U kap duke transportuar 17 emigrantë ilegalë, arrestohet
Foto ilustruese

Një 25-vjeçar ka rënë në pranga në Korçë pasi u kap duke transportuar 17 emigrantë ilegalë nga Vendet e Treta me qëllim kalimin e paligjshëm të kufirit.

25-vjeçari, banues në Kodër-Kamëz, Tiranë u kap në flagrancë duke transportuar në drejtim të Tiranës, me automjetin furgon tip “Opel” 17 emigrantët. 

Njoftimi i policisë:

U kap në flagrancë duke transportuar kundrejt fitimit, 17 emigrantë nga Vendet e Treta, me qëllim kalimin e paligjshëm të kufirit, vihet në pranga 25-vjeçari.

Sekuestrohet automjeti me të cilin po transportoheshin emigrantët dhe një celular.

Seksioni i Hetimit të DVKM Korçë, në vijim të punës për goditjen e aktivitetit kriminal të dhënies ndihmë shtetasve të huaj, kundrejt fitimit, për kalim të paligjshëm të kufirit, në bazë të informaciove të siguruara në rrugë policore, kanë finalizuar operacionin policor të koduar “Aksi”, si rezultat i të cilit u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit:

R. H., 25 vjeç, banues në Kodër-Kamëz, Tiranë.

25-vjeçari u kap në flagrancë nga shërbimet e lartpërmendura, në aksin rrugor “Korçë-Pogradec”, në afërsi të fshatit Vërdovë, Pogradec, duke transportuar në drejtim të Tiranës, me automjetin furgon tip “Opel”, kundrejt fitimit, 17 emigrantë nga Vendet e Treta, me qëllim kalimin e paligjshëm të kufirit.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestrua automjeti me të cilin po transportoheshin emigrantët dhe një celular."

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese